Nga Bota
22 October 2026
Trump paralajmëron fundin e luftës në Ukrainë: Jemi më afër paqes se kurrë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar sërish se përfundimi i luftës në Ukrainë është afër, duke pretenduar se palët janë më pranë paqes se kurrë më parë.

Trump i bëri këto deklarata teksa komentoi lirimin nga Rusia të Steven Hubbardit, një mësues në pension, i cili ishte arrestuar pasi kishte luftuar në anën e Ukrainës.

Sipas presidentit amerikan, lirimi i Hubbardit erdhi pas një bisede që ai zhvilloi me presidentin rus, Vladimir Putin, lidhur me përfundimin e luftës. Trump pretendoi se Rusia nuk kishte dhënë asgjë në këmbim të këtij zhvillimi.

“Unë thashë, ‘A mund ta lironi Stephen Hubbard?’ … dhe tani ai është duke u kthyer”, tha Trump gjatë një diskutimi në tryezë të rrumbullakët në Shtëpinë e Bardhë, ku u trajtua çështja e krimit kibernetik.

Ndërkohë, edhe Yuri Ushakov, një bashkëpunëtor i afërt i presidentit rus, Vladimir Putin, ka shprehur vlerësimin se lufta në Ukrainë po i afrohet fundit.

“Konflikti ukrainas po i afrohet fundit”, tha Ushakov.

“Nuk e di sa afër jemi, por gjërat po lëvizin në atë drejtim”, u shpreh ai, duke iu përgjigjur një pyetjeje lidhur me perspektivat për përfundimin e konfliktit.

Ushakov bëri të ditur gjithashtu se Rusia është e gatshme të rifillojë bisedimet trepalëshe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Ukrainën në mesin e nëntorit. Sipas tij, negociatat ka të ngjarë të zhvillohen në Abu Dhabi.

 



Të ndryshme
Më shumë
Begaj në Tetovë, vizitë me mesazhe uniteti dhe krenarie kombëtare28 February 2026
Në një shtet propozohet që grave t’u lejohet martesa me më shumë se një burrë29 June 2021
Meidani : Çdo shkronjë shqipe mbart sakrificën e një populli të pathyeshëm.22 November 2025