Nga Bota
29 June 2021
Në një shtet propozohet që grave t’u lejohet martesa me më shumë se një burrë

Propozimet që grave t’iu lejohet martesa me më shumë se një burrë në të njëjtën kohë kanë nxitur debat të gjerë në Afrikën Jugore.

Legjislacioni për atë që njihet si poliandri u çua përpara nga Departamenti i Punëve të Brendshme, shkruan Independent.

Këto plane, që janë pjesë e masave më të gjera të qeverisë për ta reformuar Aktin e Martesës, i kanë zemëruar konservatorët dhe disa grupe fetare.

Poligamia – rasti kur një burrë është i martuar me dy a më shumë gra njëkohësisht – tashmë është e lejuar në Afrikën Jugore.

Megjithatë, Kennet Meshoi, kryetar i Partisë Afrikane Kristian-Demokrate, e cila është në opozitë, pretendon se shoqëria do të shkatërrohej, nëse të njëjtat të drejta martesore do t’iu jepeshin edhe grave.

Profesori Collis Machoko i tha televizionit BBC se ankesat ndaj këtij propozimi kanë të bëjnë me kontrollin. “Shoqëritë afrikane nuk janë të gatshme për barazi të vërtetë. Ne nuk dimë çfarë të bëjmë me gratë që s’mund t’i kontrollojmë”, tha ai.



Të ndryshme
Më shumë
Sot pritet të rikthehen aktivitetet zgjedhore në Maqedoninë e Veriut22 October 2025
KSHZ në Maqedoni ka nisur fushatën edukative për Zgjedhjet Lokale 2021 8 October 2021
Flet shoku i ngushtë i Fifit: Graniti po e shfrytëzon për lojë, po të mos ishte Fifi do dilte i pari20 October 2021