Nga Rajoni
23 October 2026
'Për LDK-në, UÇK është e shenjtë', Abdixhiku: Ne besojmë në një trinom të lirisë dhe pavarësisë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka komentuar qëndrimin e partisë së tij lidhur me projektligjin për Dhomat e Specializuara, pas kthimit të tij në Kuvend nga presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula.

Në një intervistë mbrëmë në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Abdixhiku tha se në raste të rëndësishme për vendin duhet të mbizotërojë arsyeja.

“T’ju them “ju thamë”, nuk më duket që nuk ka vlerë shumë, më duket arrogante, por e vërteta është se ju thamë. Ndjej keqardhje që në momentet shumë të rëndësishme të vendit, euforia kolektive dhe zhurma po e mundin arsyen. Besoj se këto janë momentet kur duhet të jemi shumë më racionalë se si veprojmë tutje, edhe të kemi guximin të themi “mbreti është lakuriq ndonjëherë”, tha Abdixhiku.

Ai deklaroi se LDK e konsideron Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës të shenjtë.

“Për LDK-në, siç e kemi thënë vazhdimisht, Ushtria Çlirimtare e Kosovës është e shenjtë. Ne besojmë në një trinom të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, i cili nis me lëvizjen paqësore të Ibrahim Rugovës, me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe me ndërhyrjen e Aleancës Veri-Atlantike, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë e Madhe. Pra, këto tri shtylla janë të pandashme për Lidhjen Demokratike të Kosovës”, u shpreh Abdixhiku në Klan Kosova. 



Të ndryshme
Më shumë
LSDM kërkon rritje të pagës minimale pas rritjes së shportës sindikale21 September 2026
LSM: Shporta sindikale arrin në 69.432 denarë20 September 2026
Shasivari pranon postin e Ministrit të Drejtësisë, premton integritet dhe transparencë 2 July 2026