Nga Rajoni
23 October 2026
Dëmet nga protestat në Tiranë, Tatimet identifikojnë 127 biznese të prekura, vlera arrin në 2.15 milionë euro

Administrata Tatimore ka identifikuar deri më tani 127 biznese të dëmtuara gjatë protestave të ditëve të fundit në Tiranë, ndërsa vlera totale e dëmeve të raportuara arrin në 2.15 milionë euro.

Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, 55 biznese janë evidentuar nga verifikimet e kryera në terren nga punonjësit e administratës, ndërsa 72 subjekte të tjera kanë raportuar dëmet përmes shërbimit elektronik “Dëmi im”.

Procesi i evidentimit dhe vlerësimit të dëmeve vijon, me qëllim mbledhjen dhe përditësimin e informacionit mbi humbjet materiale të shkaktuara në ambientet tregtare.

Administrata Tatimore po kryen kontrolle në terren, ndërsa po shqyrton edhe të dhënat e deklaruara nga vetë bizneset e prekura.

Përmes një njoftimi, Tatimet u kanë bërë thirrje subjekteve që kanë pësuar dëme të përdorin shërbimin “Dëmi im”, të aksesueshëm në portalin e-Albania, për të raportuar dëmtimet në aktivitetin e tyre.

Dëmet materiale janë shkaktuar gjatë protestave të zhvilluara ditët e fundit në kryeqytet, ku janë dëmtuar ambiente dhe njësi të ndryshme tregtare. /Tch/



Të ndryshme
Më shumë
Arben Fetai jep dorëheqje nga funksioni i zëvendëskryeministrit 1 June 2026
Ramos me gol festoi paraqitjen e 450-të te Reali 3 July 2020
SPAK i dorëzon Erion Veliajt në burg dosjen hetimore me 61 mijë faqe11 March 2026