Nga Vendi
1 June 2026
Arben Fetai jep dorëheqje nga funksioni i zëvendëskryeministrit

Zëvendëskryeministri përgjegjës për Qeverisjen e Mirë, Arben Fetai, ka njoftuar se i ka dorëzuar kryeministrit Hristijan Mickoski dorëheqjen e tij nga detyra që ushtronte në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

Përmes një njoftimi publik, Fetai e cilësoi largimin e tij si një vendim të mirëmenduar dhe të marrë me bindjen se në rrethanat aktuale është veprimi më i drejtë dhe më dinjitoz. Ai theksoi se gjatë dy viteve të mandatit ka punuar për avancimin e reformave që synojnë rritjen e llogaridhënies, transparencës dhe forcimin e shtetit të së drejtës.

“Largohem me kokën lart dhe me ndërgjegje të pastër. Ky është një vendim i mirëmenduar, i marrë me bindjen se në rrethanat aktuale kjo është gjëja më e drejtë dhe më dinjitoze”, ka deklaruar Fetai.

Ai pranoi se jo të gjitha objektivat janë realizuar në masën e dëshiruar, por nënvizoi se ka punuar me përkushtim maksimal për të vendosur baza të qëndrueshme për vazhdimin e reformave në të ardhmen.

Në mesazhin e tij, Fetai falënderoi ekipin bashkëpunëtor, partnerët ndërkombëtarë, organizatat e shoqërisë civile dhe qytetarët për mbështetjen e dhënë gjatë ushtrimit të detyrës, duke shtuar se angazhimi në shërbim të interesit publik do të vazhdojë edhe jashtë funksioneve institucionale.



Të ndryshme
Më shumë
BFI do të kyçet në thirrjen për vaksinim31 August 2021
Arrestohet në Maqedoni një shtetas shqiptar i cili kërkohej nga Interpoli 3 July 2021
Këngëtari serb në Korçë, kosovarëve u bëhet thirrje të anulojnë pushimet në Shqipëri 5 August 2021