Nga Vendi
3 July 2021
Arrestohet në Maqedoni një shtetas shqiptar i cili kërkohej nga Interpoli

MPB njofton se dje është arrestuar një shtetas i Shqipërisë i cili kërkohej nga Interpoli i Francës.

“Më 02.07.2021 në orën 14:30 policia në vendkalimin kufitar Blato, është arrestuar SH.C nga R. e Shqipërisë, sepse pas një kontrolli në regjistrat zyrtarë, u konkludua se personi ishte nën masën “arrest” me kërkesë të Interpolit France.

Sh.C iu dorëzua oficerëve të policisë nga Stacioni Policor Dibër për procedura të mëtejshme”, njoftojnë nga MPB.



Të ndryshme
Më shumë
Fushata për zgjedhjet lokale 2025 hynë në javën e dytë 6 October 2025
MSH Maqedoni: Vijon transplantimi i veshkës nga një donator i vdekur 1 September 2021
Haradinaj ngushëllon Ilir Metën për humbjen e të atit, Rexhep Meta 1 June 2026