Nga Vendi
6 October 2025
Fushata për zgjedhjet lokale 2025 hynë në javën e dytë

Java e dytë e fushatës për zgjedhjet lokale të vitit 2025 fillon sot. Prezantimet e kandidatëve për kryetar komunash dhe këshilltarë vazhdojnë, dhe fokusi i tubimeve është në fjalimet e liderëve të partive më të mëdha.

VMRO-DPMNE dhe koalicioni do të mbajnë takime me qytetarë dhe tubime sot në Dolneni, Makedonski Brod dhe në Kërçovë.

Karvani i LSDM-së do të jetë në Ilinden, Petrovec, Karposh dhe Qendër.

E Majta do të mbajë takime me qytetarë në sheshin e qytetit në Makedonska Kamenicë, në Delçevë dhe në sheshin e qytetit në Berovë.

Platforma qytetare “Të Pavarurit Së Bashku” ka paralajmëruar një konferencë për shtyp në të cilën do të mbajnë fjalim kandidatët e pavarur për kryetar të komunës së Qendrës, Biljana Ivanovska, dhe qytetit të Shkupit, Goran Markovski.

Kandidati për kryetar të Gostivarit Visar Ademi do të mbajë gjithashtu një konferencë për shtyp në Gostivar.

Në Karposh, kandidatja e LSDM-së dhe koalicionit për kryetar të Qytetit të Shkupit, Kaja Shukova, dhe Maja Mojsova, kandidate për kryetar të Karposhit, do të japin një deklaratë për mediat.

Kandidati i VMRO-DPMNE-së për kryetar të Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, do të mbajë një konferencë për shtyp në urën mbi lumin Lepenc.



Të ndryshme
Më shumë
Ja kush do të jetë kandidati i BDI’së për kryeministër shqiptar24 June 2020
Ronaldo dhe Juventus dhurojnë fanella të nënshkruara për mjekët që kanë shkuar nga Kuba në Torino për luftuar kundër pandemisë COVID-1920 July 2020
Dua Lipa me vizitë surprizë në Pejë, merr pjesë në një dasmë familjare26 September 2026