Nga Vendi
6 September 2021
Gostivar, qytetarët hapin dyert për regjistruesit

U ngjit te një ndërtesë kolektive banesore. Kështu e nisi ditën sot Vlera Iseini, regjitruese në Gostivar. Kjo është dita e dytë e sajë në terren. Familja e radhës për regjistrim, ia hapi derën pa asnjë pengesë dhe e pranuan atë në banesën e tyre. Pasi bëhej fjalë për familje e cila jetonte në apartament, pyetjet e para ishin rreth llojit të banesës, hapësirës, sa persona jetojnë bashkë dhe ngjashëm.

Disa nga pyetjet që regjistruesja Vlera Iseini I bëri kryefamiljarit gjatë regjistrimit në Gostivar:

  • Lloji i ndërtesës, ku është e vendosur banesa ose është shtëpi dhe banim inidivdual apo ndërtesë institucionale
  • Jetoni me qira ose e keni pronën tuaj;
  • A e dini kur është ndërtuar banesa;
  • Sa kate ka ndërtesa;
  • A ka ndërtesa ashensor;
  • A ka qasje ndërtesa për personat me aftësi të kufizuara.

Vlera thekson se në dy ditët e para nuk ka hasur në ndonjë pengesë gjatë regjistrimit dhe se qytetarët ua hapin derën. Thekson se protokollet respektohen në përpikmëri që të mbrohet si shëndeti i saj ashtu edhe i qytetarëve që regjistrojnë.

“Puna na shkon në rregull, qytetarët na pranojnë dhe nuk ka ankesa. Nëse në një familje ka katër anëtar, d.m.th. për t’i regjistruar të katër anëtarët duhen 30 minuta. Protokollet janë të respektuara, kemi dezinfektues, maskat, qendrojmë me distancë, jo shumë afër njëri-tjetrit, nuk ka probleme dhe nuk hasim në pengesa”, tha Vlera Iseini, regjistruese në Gostivar.

Regjistruesit fillojnë punën e tyre nga ora 8 e mëngjesit dhe vazhdojnë deri në ora 20. Gjatë regjistrimit në rast se qytetari nuk flet gjuhën e regjistruesit lokal, ka të drejtë të kërkojë regjistrues i cili flet të njëjtën gjuhë me të. Regjistruesit do të trokasin tre herë në derën e qytetarit dhe do t’i lënë numër kontakti, në rast se edhe këtë herë nuk hapet dera për realizimin e procesit statistikor, Enti Shtetëror i Statistikës njofton Ministrinë e Brendshme, ndërsa kjo e fundit në përputhje me ligjin shqipton gjoba të për të gjithë anëtarët e familjes. Qytetarët nga diaspora, që jetojnë jashtë vendit, e që nuk kanë mundësi të regjistrohen përmes aplikacionit online, mund të regjistrohen nga familjarët ose të afërmit e tyre në Maqedoninë e Veriut, që i dinë të dhënat për personin në fjalë.



Të ndryshme
Më shumë
Zanfina Ismaili zbulon arsyen e ndarjes nga Faton Shoshi 2 August 2021
Festën nuk e ndal as i ftohti për të nxjerrë gjok*in jashtë28 January 2022
Çfarë e kishte pyetur Goran Bregoviç kriminelin Radovan Karaxhiçin? 6 August 2021