Nga Rajoni
1 June 2026
Haradinaj ngushëllon Ilir Metën për humbjen e të atit, Rexhep Meta

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Rexhep Metës, babait të ish-Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Përmes një reagimi publik në rrjetet sociale, Haradinaj tha se lajmin e ka pranuar me pikëllim, duke shprehur solidaritet me familjen Meta në këto momente të vështira.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Rexhep Metës, babait të ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta. Bashkëndjejmë me Presidentin Meta, familjen e ngushtë dhe të gjithë të afërmit për këtë humbje”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka përcjellë edhe një mesazh ngushëllimi për familjen, duke theksuar se “Zoti ua lehtësoftë dhimbjen, ndërsa i ndjeri u prehtë në paqe”.

Ngushëllimet për familjen Meta kanë ardhur nga personalitete të shumta të jetës politike dhe publike shqiptare pas lajmit për ndarjen nga jeta të Rexhep Metës.



Të ndryshme
Më shumë
Vdekja e zyrtarit policor Shaban Hajdari, Sindikata e Policisë së Kosovës shpreh ngushëllime për familjen dhe kolegët23 July 2026
Pse duhet të hani shalqi çdo ditë, dhjetë arsye të forta për shëndetin27 July 2020
E rëndë në Kukës/ 19 vjeçari mbytet në rezervuar teksa po lahej 3 September 2020