Nga Rajoni
24 October 2026
1500 efektivë policie në terren për protestat, autobotet me ujë vendosen pranë Kryeministrisë

Rreth 1500 efektivë policie janë dislokuar në terren për mbarëvajtjen e protestës e lajmëruar nga PD që pritet të nisë në orën 12:00.

Rreth Kryeministrisë janë vendosur edhe disa autobote me ujë që pritet të përdoren kundër protestuesve nëse do të ketë akte dhune.

Bëhet me dije se Kryeministri Edi Rama ndodhet në zyrën e tij në ambientet e Kryeministrisë, ndërsa ftesa e tij e pestë për dialog është refuzuar sërish, pasi disa protestues kanë hequr jastëkët e vendosur jashtë godinë së qeverisë dhe letrat me mbishkrimin dialog.

Rreth orës 14:00 pritet të nisë edhe protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, të cilëve do t’u bashkohen edhe pedagogët. /euronews.al/



Të ndryshme
Më shumë
Me kënd po lundron Tayna ujërave të Venecias15 March 2022
Një tjetër çift drejt hyrjes në BBVK? Shihen në ambientet e televizionit12 September 2026
OBRM-PDUKM: Zaevi me procesin e regjistrimit e çon Maqedoninë në zjarr epidemik24 March 2021