ShowBiz
24 October 2026
Publikohet fotografia e parë e Elvana Gjatës me partnerin e përfolur!

Pas shumë aludimesh për jetën e saj sentimentale, Elvana Gjata është shfaqur për herë të parë në një fotografi të publikuar nga partneri i saj i përfolur, Elson Bajrakurtaj.

Biznesmeni shqiptar me bazë në Londër ka ndarë në InstaStory një fotografi ku shfaqet krah këngëtares, teksa të dy ndodheshin në O2 Arena në kryeqytetin britanik.

Emri i Bajrakurtajt, sipërmarrës në sektorin e ndërtimit, është lidhur me Elvanën që nga viti 2024. Ai ka qenë gjithashtu pjesë e filmit “2 Gisht Mjaltë 2”, ku këngëtarja luante përkrah Ermal Mamaqit.

Fotografia e fundit ka rikthyer vëmendjen te raporti i tyre, veçanërisht pas aludimeve të fundit për një shtatzëni të mundshme të këngëtares, të cilat mbeten të pakonfirmuara.

Megjithatë, deri më tani, asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar publikisht natyrën romantike të marrëdhënies.

 

 



Të ndryshme
Më shumë
Ukraina kërkon takim Trump–Zelensky në SHBA këtë javë25 November 2025
Qytetarë nga Shqipëria dhe diaspora drejt Prishtinës, nisen për marshin në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së12 September 2026
Borës ia këndojnë “Kush të ndau prej meje” në festën e ditëlindjes, ky është reagimi i saj10 January 2022