Nga Vendi
24 October 2026
Çashka, takimi i radhës i drejtoreshës së Qendrës Analitike Hulumtuese "Abdilaqim Ademi"-BDI, Fatjona Geci, me degën e BDI-së

Rrugëtimi i takimeve të drejtpërdrejta me degët e BDI-së vijoi në Çashkë, ku drejtoresha e Qendrës Analitike Hulumtuese "Abdilaqim Ademi"-BDI, Fatjona Geci, u takua me anëtarët e degës lokale.

Takimi u karakterizua nga një organizim i shkëlqyer dhe një mikpritje e veçantë nga dega e BDI-së në Çashkë dhe kryetari i saj, Sedat Ahmeti. Aktiviteti u mbështet gjithashtu nga kryetari i Komunës së Çashkës, Suat Shaqiri, i cili ishte i pranishëm dhe shprehu përkrahjen e tij.

Gjatë një bisede të gjatë, të hapur dhe të drejtpërdrejtë, pjesëmarrësit vlerësuan rëndësinë e këtij takimi, duke falënderuar drejtoreshën Geci për mundësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë. Sipas tyre, takime të tilla përfaqësojnë modele të rralla të komunikimit të hapur, ku anëtarët kanë mundësi të shprehin shqetësimet, nevojat dhe pritshmëritë e tyre.

Një ndër kërkesat kryesore të pjesëmarrësve ishte rritja e vëmendjes ndaj kësaj pjese, duke marrë parasysh rrethanat gjeografike dhe politike në të cilat zhvillohet veprimtaria e tyre. Ata theksuan gjithashtu nevojën që trajnimet të jenë më të qasshme, më gjithëpërfshirëse dhe të përshtatura me nevojat e anëtarëve.
Nga ana e saj, drejtoresha Geci shprehu angazhimin për shtimin e aktiviteteve dhe rritjen e vëmendjes ndaj kësaj pjese, si në funksion të forcimit të strukturave të subjektit, ashtu edhe në mbështetje të komunitetit dhe nevojave të tij.

Takimi në Çashkë dëshmoi edhe një herë rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë, dëgjimit aktiv dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm, si bazë për identifikimin e nevojave dhe ndërtimin e nismave konkrete që përfshijnë çdo degë dhe çdo komunitet.

Vëmendja ndërton besim, respekti forcon marrëdhëniet, konsiderata dëshmon vlerësim, ndërsa bashkëpunimi i shndërron këto parime në vlera të përbashkëta.



Të ndryshme
Më shumë
LSDM: BE pezulloi programin IPARD 3 për shkak të korrupsionit të VMRO-DPMNE-së22 December 2025
Si ta parandaloni zbehjen e shpejtë të rrobave, shtoni këtë përbërës gjatë larjes 9 September 2026
Dikur vajza më e bukur në Kosovë, kështu duket sot me të birin në krah ish-missi18 October 2026