Nga Vendi
25 October 2026
Arkin Jahiji u bën thirrje mërgatës të votojë më 1 nëntor: “Vendlindja ka nevojë për ju”

Arkin Jahiji, kandidat i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), përmes një videoje u është drejtuar bashkatdhetarëve që jetojnë në mërgim, duke u bërë thirrje të vijnë në vendlindje për të marrë pjesë në votimet e 1 nëntorit.

Në mesazhin e tij, Jahiji thekson rëndësinë e kontributit të mërgatës për të ardhmen e vendit, duke vlerësuar ndihmën e saj ndër vite.

“Si në çdo fushë tjetër, kontributi juaj, mërgatë e dashur, është vendimtar për ardhmen, për vendin dhe për çdo gjë që është krijuar në këtë vend”, shprehet Jahiji.

Ai fton bashkatdhetarët që të kthehen dhe të bëhen pjesë e procesit zgjedhor, duke theksuar se vendimet e 1 nëntorit do të ndikojnë në katër vitet e ardhshme.

“Vendlindja ka nevojë për ju, vendlindja po ju thërret. Bashkë, sepse bashkë jemi më të fortë!”, përfundon mesazhi i tij.

Bervenica



Të ndryshme
Më shumë
Yjet që “çmendën” fansat dhe dolën topless (Fotot) 2 September 2020
Dua Lipa nuse: Këngëtarja me origjinë shqiptare martohet në zemër të Londrës31 May 2026
Nafta bie nën 100 dollarë pas bisedimeve Trump-Iran23 September 2026