ShowBiz
31 May 2026
Dua Lipa nuse: Këngëtarja me origjinë shqiptare martohet në zemër të Londrës

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, kurorëzoi dashurinë me aktorin britanik Callum Turner në një ceremoni private në Old Marylebone Town Hall në Londër, e rrethuar nga familjarë dhe miq të ngushtë.

Dua Lipa u shfaq me një veshje elegante të personalizuar, ndërsa Turner zgjodhi një kostum klasik në ngjyrë blu të errët. Çifti kishte konfirmuar fejesën në vitin 2025, pas më shumë se një viti lidhje, që nga fillimi i vitit 2024 kur u bënë publikë si çift.

Pas ceremonisë në Londër, raportohet se dyshja pritet të organizojë edhe një festë më të madhe me miq dhe të afërm në Itali.



Të ndryshme
Më shumë
Albin Kurti përkujton 28-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 5 March 2026
Apple ka filluar të paguajë dëmshpërblime për ngadalësimin e qëllimshëm të telefonave10 January 2024
Ylli shqiptar i pornos vjen me mesazhin: S’jam “zogu” i juaj22 September 2021