Nga Rajoni
26 October 2026
Vrasja e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati

Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të Pejës, disa orë pasi ishte intervistuar nga Policia për rast të dhunës në familje.

Sipas Policisë së Kosovës, fillimisht rreth orës 19:00, policia ishte njoftuar për rastin e dhunës në familje. Gruaja ishte shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa bashkëshorti i saj ishte arrestuar dhe ndaluar për 48 orë.

Pas intervistimit, gruaja ishte dërguar në shtëpinë e saj në Vitomiricë, me vullnetin e saj, thuhet në njoftimin e Policisë.

Por, rreth orës 21:10, policia ishte njoftuar se ajo ishte gjetur pa shenja jete në shtëpi. Ekipi mjekësor kishte konstatuar vdekjen e saj.

Sipas të dhënave fillestare të Policisë, dyshohet se gruaja vdiq si pasojë e goditjeve me një mjet të fortë.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari, që dyshohet të jetë kunati i viktimës, ndodhet në arrati.

Tri ditë para se të vritej, gruaja kishte dorëzuar një parashtresë te kryeprokurorja e Pejës, duke kërkuar veprime urgjente ndaj zyrtarëve të institucioneve përgjegjëse, të cilët i akuzonte për moskryerjen e detyrave zyrtare, përfshirë ekzekutimin e një vendimi gjyqësor.

 



Të ndryshme
Më shumë
Azizi: Mbi 1.100 projekte kapitale për komunat, po përgatitet thirrje e re 3 August 2026
“Liria Ka Emër” falënderon rreth 100 mijë qytetarë për Marshin për Liri: Më 16 shtator presim lirinë për çlirimtarët12 September 2026
Rritet numri i infektimeve me COVID-19, më shumë raste aktive Tetovë 5 August 2021