Nga Bota
26 October 2026
Sllovenia tërheq nga tregu bukën e thekur nga Serbia

Sistemi Evropian për Alarmim të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë (RASFF) ka publikuar një njoftim për bukën e thekur (tost) me origjinë nga Serbia, në të cilën është vërejtur prania e mykut.

Sipas të dhënave të publikuara në sistemin RASFF, rasti është klasifikuar si njoftim informues që kërkon vëmendje, ndërsa niveli i rrezikut është vlerësuar si potencial.

Si rrezik i identifikuar është evidentuar prania e mykut në bukën e thekur. Ndër masat e ndërmarra është përfshirë tërheqja e produktit nga tregu i Sllovenisë, si dhe paralajmërimi i publikut përmes një njoftimi zyrtar.

Megjithatë, në informacionet e publikuara deri më tani nuk bëhet i ditur emri i prodhuesit, emërtimi i saktë i produktit, numri i serisë apo data e skadimit. Gjithashtu, nuk specifikohet në cilat vende të tjera mund të jetë shpërndarë ky produkt.

Konsumatorëve u këshillohet të kontrollojnë gjendjen dhe pamjen e bukës së thekur dhe të mos e konsumojnë nëse vërejnë shenja të mykut.

Njoftimi është publikuar në sistemin evropian RASFF, i cili shërben për shkëmbimin e shpejtë të informacionit për rreziqet që lidhen me ushqimin dhe ushqimin për kafshë.

 



Të ndryshme
Më shumë
Sala Jashari kritikon Qeverinë Kurti: Ende s’ka një veprim konkret pas vendimit të Speciales21 September 2026
Publikohen pamje nga festa e “çmendur” e ditëlindjes së Encës në Dubai19 October 2021
Pesë aktorët e njohur turq që janë me origjinë shqiptare, disa edhe nga Kosova30 July 2021