ShowBiz
26 October 2026
Rezart Veleshnja kujton Shpat Kasapin: “Je i pavdekshëm, vëllai im”

Aktori i njohur e ish-banori i “BBVK”, Rezart Veleshnja ka kujtuar këngëtarin Shpat Kasapi përmes një postimi prekës në rrjetet sociale.

Ai ka publikuar një video nga vetura, ku shihet duke dëgjuar një nga këngët e Shpatit, ndërsa krahas saj ka shkruar fjalët emocionuese: “Je i pavdekshëm, vëllai im!”, shkruan Indeksonline.

Me këtë dedikim, aktori ka shprehur vlerësimin dhe mallin për këngëtarin, duke rikthyer në vëmendje muzikën e tij dhe lidhjen emocionale që ajo vazhdon të krijojë te publiku.

Postimi ka tërhequr vëmendjen për mesazhin e ndjerë, ndërsa fjalët e Veleshnjës përcjellin idenë se kujtimi për Shpat Kasapin do të vazhdojë të jetojë përmes këngëve të tij.

 



Të ndryshme
Më shumë
Zviceranët pritet t’i miratojnë me vota martesat LGBT dhe birësimet nga homoseksualët22 September 2021
Ahmeti dhe Ceka diskutuan për Marrëveshjen e Ohrit, gjuhën shqipe dhe integrimin evropian30 July 2026
Maqedoni, nga 1 dhjetori shtrenjtohen qeset plastike21 October 2021