ShowBiz
26 October 2026
Zanfina Ismaili reagon ashpër pas vrasjes së Arlindës: Jep dorëheqje kryeprokurore

Këngëtarja Zanfina Ismaili ka reaguar publikisht lidhur me vrasjen e Arlinda Sylaj - Zekajt, duke shprehur pakënaqësinë e saj përmes një mesazhi të drejtpërdrejtë drejtuar kryeprokurores.

Përmes një postimi në InstaStory, artistja ka publikuar një imazh që lidhet me ngjarjen, së bashku me letrën e Arlindës drejtuar kryeprokurores, duke e shoqëruar me një thirrje të prerë.

“Dorëheqje, kryeprokurore jep”, ka shkruar Zanfina, duke iu bashkuar reagimeve që kanë pasuar këtë rast.

 

Foto: Screenshot/Instagram

Në letrën e publikuar, Arlinda kërkon marrjen urgjente të masave ndaj zyrtarëve që, sipas saj, nuk kanë përmbushur përgjegjësitë e tyre.

Ajo shpreh shqetësimin për sigurinë e saj dhe rrezikun që pretendon se i kanoset.

“Urgjentisht marrjen e masave ndaj zyrtarëve që kanë dështuar rëndë… dhe rreziku për jetën teme të jetë ekzekutimi i menjëhershëm i urdhrit”, thuhet në një pjesë të letrës.

Reagimi i Zanfinës është një tjetër zë publik që kërkon llogaridhënie institucionale, në një debat që vazhdon të ngrejë pikëpyetje mbi sigurinë dhe mbrojtjen e grave. 



Të ndryshme
Më shumë
Kryqi i Kuq ofron ndihmë prej 30 mijë denarëve për familjarët e të vdekurve nga zjarri në Tetovë 9 September 2021
Pasi tha se nuk do të këndojë më shqip, Fero shpreson të bëhet i famshëm në Amerikë15 October 2021
Sot mbahet Parada e Krenarisë në Prishtinë 1 July 2021