Nga Vendi
9 September 2021
Kryqi i Kuq ofron ndihmë prej 30 mijë denarëve për familjarët e të vdekurve nga zjarri në Tetovë

Kryqi i Kuq do të sigurojë ndihmë financiare në vlerë prej 30,000 denarëve, për familjet e personave që humbën jetën nga zjarri tragjik në spitalin modular në Tetovë.

Kryqi i Kuq shpreh ngushëllime për këtë ngjarje, duke thënë se këtë e ndihmë e bëjnë në shenjë të solidaritetit.

“Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut edhe një herë shpreh ngushëllimet më të thella për familjet e qytetarëve të vdekur dhe të plagosur në zjarrin tragjik në Qendrën Covid në Tetovë që ndodhi në mbrëmjen e 8 shtatorit 2021. Në këto momente të vështira të humbjes së të dashurve, në shenjë solidariteti dhe gjesti njerëzor, Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të sigurojë ndihmë financiare të njëhershme në vlerë prej 30,000.00 denarë për familjet e të ndjerëve”, thonë nga Kryqi i Kuq.

Ndryshe, nga ky zjarr humbën jetën 14 viktima, ndërsa 12 të tjerë u lënduan. Arsyet akoma janë të panjohura./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Modelja ruse i kërkon fëmijë Don Xhonit12 October 2021
Maqedoni: Balotazh i “nxehtë” në komunat shqiptare më 31 tetor19 October 2021
“E mjera unë ç’ka me të thanë” – nëna e 22-vjeçarit që u mbyt në plazh prek me fjalët19 August 2021