Nga Bota
6 October 2021
Erdogan po përballet me kancer, dalin detaje nga gjendja e tij shëndetësore

Fakti që ka munguar në disa aktivitete publike ka bërë që aludimet e vjetra mbi shëndetin e kreut të shtetit turk, të shfaqen sërish.

Pas një artikulli të “Foreign Policy” , pretendimet  e të cilit nuk u shfaqën në asnjë media tjetër të huaj, gazetarë opozitarë turq thanë se Reccep Tayip Erdogan vuan nga kanceri në zorrën e trashë, çka nuk është konfirmuar kurrë nga autoritetet turke.

Numri dy i partisë në pushtet AKP, Numan Kurtulmu? i hodhi poshtë pretendimet e autorit të shkrimit,  Steven A. Cook, sipas të cilit Erdogan kishte një sëmundje të avancuar e cila mund të mos ia lejojë qeverisjen e vendit për një kohë të gjatë.

Kurtulmu? deklaroi se ky lloj raportimi kishte vetëm një qëllim: të shkaktojë kaos përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2023.

“Disa duan që Turqia të bëjë hapa prapa e të ndezin diskutime të vjetra dhe të harruara. Madje po hyjmë në një periudhë kur shkrimet me pagesë botohen jashtë kufijve”, deklaroi ai.

Në fakt, pretendime të tilla mbi shëndetin e presidentit turk, nuk janë aspak një gjë e re.

Që më 2012 , mediat e huaja u mbushën me lajme se Erdogan ishte i sëmurë me kancer e se madje, po i nënshtrohej kimioterapisë dhe se kishte bërë një ndërhyrje në zorrë. Kanceri i zorrës së trashë është një ndër më agresivët, dhe maksimumi i jetëgjatësisë prej tij në fazë të avancuar, siç pretendohej atëherë se e kishte Erdogani, është 5 vjet.



Të ndryshme
Më shumë
“Ishte krejt e gjakosur”, flet qytetari që pa rrahjen brutale të gruas në marketin në Prishtinë27 October 2021
Vrasja tragjike e Caroline, flet gjeorgjiani i arrestuar: Më torturuan, më rrahën shumë keq që të pranoja krimin23 June 2021
Shkupi, Manastiri dhe Tetova me më shumë të vaksinuar kundër COVID-19 4 August 2021