Nga Vendi
27 October 2026
Albulena Haxhiu për vizitë në Maqedoninë e Veriut

Regjim i veçantë trafiku do të jetë në fuqi sot në Shkup për shkak të vizitës së kryeparlamentares së Kosovës, Albulena Haxhiu.

"Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, do të jetë sot për një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për këto arsye, Njësia e Sigurisë në Trafikun Rrugor do të marrë masa për një regjim të veçantë trafiku në zonën qendrore të qytetit", njoftoi Ministria e Brendshme.

MPB u bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve në rrugë që të respektojnë urdhrat e dhëna nga oficerët e policisë.



Të ndryshme
Më shumë
Sasho Mijallkov shpallet fajtor dhe dënohet me 12 vjet burg26 February 2021
“Varianti Delta i koronavirusit do të dominojë Evropën deri në fund të gushtit”28 June 2021
2-vjeçarja vdes pasi preku karikusin e telefonit, e godet rryma elektrike27 August 2021