Jovo Bakiq, një nga përfaqësuesit e Listës së Studentëve (Studentska lista), e cila fitoi zgjedhjet në Serbi të dielën, ka deklaruar se qeveria e re nuk do ta ndryshojë qëndrimin e saj ndaj Rusisë.
Bakiq, pedagog universitar, tha të hënën në një intervistë për median ruse RT Balkan se Rusia do të vazhdojë të konsiderohet fuqi e madhe dhe partner historikisht i rëndësishëm për Serbinë, raporton Reuters, transmeton Klix.
“Ne e respektojmë Rusinë si një fuqi të madhe dhe si partnerin tonë historikisht të rëndësishëm – dhe, në shumë raste, si mbrojtëse. Nuk do të ketë ndryshime në këtë drejtim”, deklaroi Bakiq.
Para zgjedhjeve, Lista e Studentëve kishte bërë të ditur se nuk do të vendoste sanksione ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë. Po ashtu, ajo kishte shprehur angazhimin për ruajtjen e neutralitetit ushtarak të Serbisë dhe kishte përjashtuar kërkesën për anëtarësim në NATO.