Nga Vendi
28 July 2020
Ushtria e Maqedonisë deri në fund të vitit 2020 pjesë e KFORIT në Kosovë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut bëri të ditur se në seancën e sotme e ka shqyrtuar dhe miratuar Informacionin për pjesëmarrje të shtetit në misionin e NATO-s në Kosovë – KFOR.

“Qeveria e obligoi Ministrinë e Mbrojtjes t’i ndërmerr masat e nevojshme dhe t’i rregullojë të gjitha çështjet me institucionet kompetente të NATO-s dhe KFOR” thuhet një njoftimin e Qeverisë.

Njësia ushtarake do të përbëhet prej 45 personash dhe do të dërgohet operacionin KFOR në Kosovë deri në fund të vitit 2020.

 

Ministria e Mbrojtjes, që para se vendi të anëtarësohet formalisht në NATO, në strategjinë e saj parashihte të kërkojë nga NATO që armata e Maqedonisë së Veriut të përfshihen me një njësi në kuadër të KFOR./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Grabitje me dhunë në Shkup, Prokuroria kërkon paraburgim për 43-vjeçarin17 November 2025
MPJ: Nga ishulli Evia janë evakuuar 38 shtetas të Maqedonisë së Veriut10 August 2021
Ambasadori Denion Meidani: Haraçina është simbol i qëndresës dhe dinjitetit kombëtar25 June 2026