ShowBiz
27 October 2026
Leonora Jakupi në pushime romantike në Romë

Këngëtarja Leonora Jakupi ka shfrytëzuar këtë periudhë për të udhëtuar drejt Romës, nga ku ka publikuar një fotografi me një paraqitje ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim tek ajo.

Udhëtimi vjen në një kohë kur është bërë e ditur se ajo nuk do të jetë opinioniste e “Big Brother VIP Kosova”.

Leonora njihet për paraqitjet e saj të kuruara dhe përzgjedhjet e kujdesshme të veshjeve. Në fotografinë e publikuar nga Roma, ajo ka sjellë një kombinim që bie në sy për stilin e veçantë.

Në përditshmëri, këngëtarja preferon veshje moderne dhe praktike, ndërsa në paraqitjet publike shpesh zgjedh marka të njohura. Edhe këtë herë, Leonora ka ndarë me ndjekësit një pjesë të udhëtimit të saj, duke vënë në plan të parë stilin personal.

Leonora Jakupi në pushime romantike në Romë, stili krejt ndryshe dhe i paparë

 



Të ndryshme
Më shumë
Erdogan pritet në Shkup këtë pranverë, Mickoski konfirmon takimin e parë zyrtar 5 March 2026
Rritje e madhe e çmimit të dizelit në Maqedoninë e Veriut 21 September 2026
Trump: Nuk do të ketë marrëveshje me Iranin pa dorëzim të pakushtëzuar 6 March 2026