Nga Vendi
5 March 2026
Erdogan pritet në Shkup këtë pranverë, Mickoski konfirmon takimin e parë zyrtar

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka bërë të ditur në seancën e Kuvendit se gjatë kësaj pranvere pritet të realizohet vizita e parë zyrtare e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në Shkup.

Duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Sali Murati për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, Mickoski theksoi se takimi është dakorduar në bisedat e zhvilluara me presidentin turk. “Në bisedat me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, e përcaktuam që këtë pranverë të mbahet takimi i parë, ku ai do të vijë në Shkup”, deklaroi ai, duke shtuar se data e saktë ende nuk është konfirmuar.

Kryeministri vlerësoi rolin e ambasadorit turk në Shkup, duke e cilësuar si diplomat të nivelit të lartë që ka kontribuar në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Ai u shpreh i bindur se vizita do të realizohet së shpejti dhe se do të jetë një moment i rëndësishëm për thellimin e bashkëpunimit bilateral.

Sipas Mickoskit, partneriteti mes dy shteteve është intensifikuar në fusha të ndryshme, përfshirë turizmin dhe arsimin e lartë, ku një numër i madh turistësh dhe studentësh turq janë të pranishëm në Maqedoninë e Veriut.



Të ndryshme
Më shumë
MPB Maqedoni: Letërnjoftimet do të mund të merren edhe të shtunën dhe të dielën12 October 2021
Muhabete Kulture nga Valmir Aziri në AlmakPress 5 March 2026
Menduh Thaçi: Jam shumë i kënaqur që e pash shpërfytyrimin e Ziadin Selës18 October 2021