Nga Rajoni
27 October 2026
Paris Guri për deklaratën e Donika Gërvallës: Ishte skandaloze, qeshte në një ditë zie

Deputeti nga LDK Paris Guri ka komentuar në Kosova Live në T7 deklaratën e ministres Donika Gërvalla lidhur me rastin e Arlindës në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur gjatë së Hënës.

Guri e cilësoi deklaratën e Gërvallës si skandaloze, ndërsa tha se Ministria duhej të shpallte ditë zie pas kësaj tragjedie.

“Deklarata e Donika Gërvallës ishte skandaloze, ministria atë ditë qeshte në seancë me një tragjedi shtetërore ku duhej ditë zie” – tha Guri.

Deputeti gjithashtu e ka bojkotuar këtë seancë të jashtëzakonshme të mbajtur dje në Kuvendin e Kosovës.

Dëgjojeni deklaratën e plotë:



Të ndryshme
Më shumë
Rritet çmimi i naftës në tregjet globale14 September 2026
Mickoski uron 22 Nëntorin: Komuniteti shqiptar, me gjuhën, kulturën dhe vlerat e tij, është pjesë thelbësore e shtetit tonë22 November 2025
Jahjaga në Forumin e Katarit: Serbia duhet ta njohë Kosovën, kaq thjeshtë përmirësohen raportet24 June 2021