ShowBiz
27 October 2026
Labinot Rexha takohet me Gani Gecin pas lirimit nga paraburgimi

Këngëtari Labinot Rexha ka publikuar një fotografi me Gani Gecin, pas lajmeve për lirimin e këtij të fundit nga paraburgimi, duke e shoqëruar me një mesazh respekti dhe vlerësimi për mikun e tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rexha ka treguar se takimi me Gecin ishte i veçantë, pasi gjatë bisedës kanë kujtuar periudha të rëndësishme të historisë së Kosovës, përfshirë luftën dhe vitet e pasluftës.

Sipas këngëtarit, takime të tilla janë më shumë sesa një kafe mes miqsh, pasi rikthejnë kujtime nga e kaluara dhe shërbejnë si një mundësi për të reflektuar mbi sakrificat dhe rrugëtimin e popullit shqiptar.

Rexha e ka përmbyllur mesazhin e tij duke shprehur respektin për Gani Gecin, të cilin e ka cilësuar si mik.

“Kënaqësi dhe respekt për ty, miku im, Gani Geci!”, ka shkruar këngëtari në postimin e tij.

Fotografia dhe mesazhi i publikuar nga Rexha vijnë pas raportimeve për lirimin e Gecit nga paraburgimi. 



Të ndryshme
Më shumë
Shkrimtari shqiptar: Kërkoj falje, por nuk gjeta asgjë kundër shqiptarëve nga Bregoviq10 August 2021
Ambasadorja Malo pjesëmarrëse në Gala-n e NATO-s në Kanada 2 April 2026
Lumbardh Salihu në një lidhje të re, partnerja e tij milionere austriake27 September 2026