ShowBiz
27 September 2026
Lumbardh Salihu në një lidhje të re, partnerja e tij milionere austriake

Lumbardh Salihu duket se ka hapur një kapitull të ri në jetën e tij private, larg vëmendjes së madhe që e shoqëroi pas fitores në Big Brother VIP Kosova 2.

Prej kohësh, ish-fituesi është shfaqur më i fokusuar te një mënyrë jetese e qetë, duke ndarë momente nga natyra, aktiviteti fizik, kujdesi për shëndetin dhe udhëtimet.

Megjithatë, sipas burimeve të Prive by LS, në këtë periudhë ai nuk është vetëm.

Sipas këtyre burimeve, Lumbardhi është në një lidhje dashurie me një sipërmarrëse austriake, e cila përshkruhet si milionere dhe që qëndron pas disa bizneseve të suksesshme në Austri.

Partnerja e tij ka publikuar edhe fotografi nga pushimet e tyre të përbashkëta, por është kujdesur që Lumbardhi të mos identifikohet qartë në to.

Çifti duket se ka zgjedhur ta shijojë këtë lidhje në privatësi, larg syrit të publikut dhe vëmendjes mediatike. 



Të ndryshme
Më shumë
Greqia vjen deri në Vlorë, prezanton hartën e re të detit28 August 2020
Rreth një mijë bashkatdhetarë vizituan Kuvendin e Kosovës13 August 2026
Valë e nxehtë në Maqedoni, rekomandime për mbrojtje nga temperaturat e larta23 June 2021