Nga Rajoni
13 August 2026
Rreth një mijë bashkatdhetarë vizituan Kuvendin e Kosovës

Rreth një mijë bashkatdhetarë nga vende të ndryshme të botës kanë vizituar gjatë tri ditëve Kuvendin e Republikës së Kosovës, në kuadër të aktivitetit tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”. Gjatë vizitës, ata u pritën nga kryetarja e Kuvendit, njëkohësisht U.D. Presidente e Kosovës, Albulena Haxhiu, si dhe nga deputetë dhe zyrtarë të administratës. Bashkatdhetarët u njohën nga afër me punën dhe funksionimin e Kuvendit, përgjegjësitë e tij dhe rolin që ka në jetën demokratike të vendit. Ata vizituan edhe hapësirat e institucionit, përfshirë sallën plenare, ndërsa morën informacione për historikun dhe veprimtarinë e Kuvendit. Gjatë ditës së tretë, vizita në sallën plenare u ndërpre për disa minuta, pasi aty ndodheshin deputetë të PDK-së dhe AAK-së, në një kohë kur nuk ishte thirrur seancë plenare. Aktiviteti u përmbyll me bashkëbisedime dhe shkëmbim mendimesh mes bashkatdhetarëve dhe përfaqësuesve të zgjedhur, duke synuar forcimin e lidhjes ndërmjet Kosovës dhe mërgatës së saj. Aktiviteti “Bashkatdhetarët në Kuvend” është pjesë e nismave të Kuvendit për të afruar qytetarët me institucionin dhe për t’u mundësuar atyre të njihen nga afër me punën e tij. 



Të ndryshme
Më shumë
Ekskluzive: Kapet grupi i “peshkatarëve” të tenderëve 7 October 2020
Qeveria e Kosovës nis punën për shndërrimin e zotimeve në plane konkrete14 March 2026
Milaim Zeka: Kosovarët, damarët i kanë prerë për Cecën, edhe sot ‘jargiten’ për të 2 August 2021