Nga Rajoni
28 October 2026
​Edi Rama u bën sërish thirrje studentëve për dialog

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përsëritur thirrjen për dialog ndaj studentëve që po vazhdojnë protestën, duke publikuar një video në rrjetin social Facebook.

Në videon e publikuar nga kreu i qeverisë shfaqet tryeza prej guri, mbi të cilën janë vendosur letra me mbishkrimin “Dialog”, si një tjetër apel drejtuar studentëve për t’u ulur në tryezën e bisedimeve.

Studentët kanë më shumë se dy javë që po protestojnë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Ndërkohë, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të kreut të qeverisë për dialog, studentët deri më tani kanë refuzuar të ulen në tryezën e bisedimeve me përfaqësuesit e qeverisë.

Ata po vazhdojnë protestat, duke mbajtur qëndrimin e tyre për kërkesat e parashtruara. 



Të ndryshme
Më shumë
Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut16 June 2025
Në Spitalin Klinik të Tetovës përveç stafit, ka mungesë edhe të materialeve për ndërhyrje kirurgjike 6 July 2025
Ahmeti thirrje shqiptarëve në Luginë: Dilni dhe votoni, mbroni përfaqësimin shqiptar në Parlamentin e Serbisë24 October 2026