Nga Rajoni
28 October 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit në Fier

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në Shqipëri ka vendosur transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës në atë të Fierit.

Lëvizja mësohet se është kryer me vendim të Drejtorisë së Burgjeve dhe jo me kërkesë të vetë Veliajt.

Kryebashkiaku mbahej në paraburgimin e Durrësit që prej shkurtit të vitit 2025, kur u arrestua në kuadër të hetimeve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Deri më tani, nuk janë bërë të ditura arsyet zyrtare që kanë çuar në transferimin e tij drejt IEVP Fier./euronews/



Të ndryshme
Më shumë
Këngëtarët që votuan në Kosovë 18 October 2021
Fevziu për vrasjen e 20-vjeçarit në Velipojë: Vendi ku grabitësi quhet i zoti dhe ai që punon i “paaftë”28 June 2021
Kurti nderon Eliot Engel në Kuvend, e cilëson mik të përjetshëm të Kosovës24 April 2026