Nga Rajoni
24 April 2026
Kurti nderon Eliot Engel në Kuvend, e cilëson mik të përjetshëm të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbajti një fjalim në seancën e veçantë të Kuvendit të Kosovës kushtuar kongresistit amerikan Eliot Engel, të cilin e vlerësoi si një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në fjalën e tij, Kurti theksoi rolin historik të Engel në mbështetjen e pavarësisë së Kosovës dhe përpjekjeve për drejtësi ndërkombëtare gjatë periudhës së luftës dhe pas saj. Ai solli në kujtesë qëndrimet e hershme të kongresistit amerikan, i cili kishte mbështetur idenë e pavarësisë së Kosovës dhe ndërhyrjen e NATO-s.

“Unë besoj që zgjidhja e vetme për Kosovën është pavarësia, vetëvendosja është e vetmja zgjidhje afatgjate”, ishte një nga mesazhet që Kurti rikujtoi nga qëndrimet e Engel në vitet ’90.

Kryeministri e cilësoi Engel si një zë të fuqishëm për Kosovën në Kongresin amerikan dhe theksoi se ai ka qenë pjesë e një grupi politikanësh amerikanë që për dekada kanë mbështetur çështjen shqiptare, përfshirë edhe figura si Tom Lantos dhe Bob Dole.

Kurti shtoi se Engel ka qenë i bindur për të ardhmen e Kosovës si shtet i pavarur dhe ka mbështetur integrimin e saj në NATO, Bashkimin Evropian dhe Kombet e Bashkuara.

Në fund të fjalimit, ai shprehu mirënjohje të thellë për kontributin e Engel, duke e cilësuar humbjen e tij si të madhe për Kosovën, por duke theksuar se trashëgimia e tij mbetet e gjallë.



Të ndryshme
Më shumë
VLEN: Taravari u vodhi pesë mandate qytetarëve në emër të ndryshimit, tani tenton t’i dërgojë në kazanin e BDI-së 8 May 2025
Dr Latifi: Dasmat dhe pushimet verore janë shkak për ritjen e numrit të rasteve me COVID 1928 August 2020
Partia Tisza forcon shumicën në Hungari pas përpunimit të votave, Orban pëson humbje të thellë18 April 2026