Nga Vendi
21 July 2026
Pajtimi politik shtyn pakon e ligjeve për arsimin e lartë

Pakoja e tre ligjeve për arsimin e lartë është tërhequr nga rendi i ditës në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, pas kundërshtimeve të opozitës dhe mungesës së një marrëveshjeje politike. Vendimi u mor pas mbledhjes së koordinatorëve, ndërsa ligjet pritet të rikthehen në një seancë të re plenare pasi të zhvillohen diskutime të mëtejshme me deputetët. Opozita kritikoi mënyrën e njoftimit për mbledhjen e Komisionit për Arsim, duke pretenduar se njoftimi ishte dërguar vetëm pak minuta para fillimit. Halil Snopçe deklaroi se, “në 16:36 marr porosi se komisioni për arsim në 16:30 do të ketë mbledhje”, ndërsa Elmi Aziri e cilësoi këtë si “tendencë klandestine” dhe kërkoi respektimin e procedurave parlamentare. Edhe deputetja e BDI-së, Rina Ajdari, kundërshtoi procedurën, duke thënë se ligjet kishin kaluar fazën e parë dhe se opozita ishte në përgatitje të amendamenteve. Sipas saj, rikthimi i paketës në rendin e ditës krijon “një precedent të rrezikshëm”. Ndërkohë, ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, ka lënë të hapur mundësinë për diskutime të mëtejshme me deputetët e opozitës. Pakoja përfshin tre ligje që lidhen me arsimin e lartë, ndërsa procedura e saj parlamentare do të vijojë pas arritjes së një dakordimi politik.



Të ndryshme
Më shumë
Kurti: Dialogu duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë, ashtu siç e ka thënë presidenti Biden15 June 2021
PRESIDENTJA THËRRET KËSHILLIN E SIGURISË, SOT NË VILA VODNO DISKUTOHET PËR SITUATËN E SIGURISË NË VEND 1 March 2026
Serbia pengohet në rrugën drejt BE-së, 8 vende kundërshtojnë hapjen e kapitullit të ri 8 July 2026