Nga Vendi
18 August 2020
Radhë të mëdha para bankave në Tetovë për xhirollogari të reja

Pas bankrotimit të bankës ‘Eurostandard’ ka radhë të mëdha në bankat e Tetovës, kryesisht pensionistë dhe persona të tjerë të cilët hapin xhirollogari te bankat tjera në mënyrë që të marrin paga, pensione, ndihmë sociale apo të hyra të tjera.

Para bankave mund të vërehet se vetëm në banka ka njerëz të cilët angazhohen për mirëmbajtjen e rendit dhe largësisë trupore, por edhe krahas kësaj, ka radhë të mëdha para hyrjeve të bankave.

 

Disa qytetarë të Tetovës që presin para bankës ankohen duke thënë se nuk respektohet rendi.

“S’ka asnjë rend, shtyhen njerëzit dhe askush nuk respekton askënd dhe asgjë”, thonë disa qytetarë.

Për shkak të motit të nxehtë dhe problemet shëndetësore, disa heqin dorë dhe vendosin që të vinë ndonjë ditë tjetër.

Në muajin priill në fillim të pandemisë, ushtarët e ARM-së në Tetovë disa ditë bashkëpunuan me policët për mbajtjen rendit për hyrje në banka, kompanitë e telekomunikacionit dhe marktet ku kishte njerëz. Por kjo zgjati disa ditë./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Burri i Edona Llalloshit, zotëri i vërtet23 July 2021
Gjashtë kosovarë humbën jetën në aksidente brenda pak ditësh, eksperti: Duhet strategji e re për sigurinë rrugore21 July 2026
SHBA-ja kërkon që takimi i OSBE-së në vitin 2027 të mbahet në Karolinën e Jugut, jo në Beograd24 July 2026