Nga Rajoni
21 July 2026
Gjashtë kosovarë humbën jetën në aksidente brenda pak ditësh, eksperti: Duhet strategji e re për sigurinë rrugore

Brenda pak ditësh, gjashtë shtetas kosovarë kanë humbur jetën në aksidente të rënda komunikacioni, duke rikthyer vëmendjen te siguria rrugore dhe masat që duhet të ndërmerren për parandalimin e tragjedive të tilla. Eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj, thotë se rritja e fluksit të automjeteve gjatë muajve të verës, por edhe mungesa e një strategjie të mirëfilltë, po e rëndojnë situatën. “Problematika më e madhe është në korrik dhe gusht, por kemi edhe pasivitet të pushtetit, i cili fare nuk merret me problematikën e sigurisë rrugore. Së pari duhet të krijohet strategji, pastaj ajo të zbatohet”, deklaroi Dedaj në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova. Sipas tij, faktori njerëzor është përgjegjës për pjesën më të madhe të aksidenteve, ndërsa shpejtësia mbetet një ndër shkaqet kryesore të rasteve me fatalitet. Dedaj thekson gjithashtu se ndikim kanë edhe gjendja e rrugëve, sinjalizimi dhe mirëmbajtja e infrastrukturës. “Shtetet e tjera, përveç statistikave, bëjnë analiza dhe marrin masa konkrete. Nuk lejojnë që në të njëjtin vend të ndodhin dy ose më shumë aksidente pa ndërhyrë”, u shpreh ai. Eksperti kërkon krijimin e një strategjie të qartë për sigurinë rrugore, si dhe institucioneve që do të analizonin shkaqet e aksidenteve dhe do të propozonin masa konkrete. Burimi: Klan Kosova.



Të ndryshme
Më shumë
Vazhdon numri i lart i te prekurve ne Maqedoni mbi 400 raste te reja...18 October 2020
Behgjet Pacolli ofron shpërblim për këdo që jep informacione që çojnë në arrestimin e Dardan Krivaqës24 August 2021
Shpërthen Roza Lati: Më shani e fyeni, por emrin tim nuk e gjeni në asnjë skandal seksual 6 October 2026