Nga Rajoni
24 August 2021
Behgjet Pacolli ofron shpërblim për këdo që jep informacione që çojnë në arrestimin e Dardan Krivaqës

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka ofruar shpërblim për këdo që jep informacion në Policinë e Kosovës që çon në arrestimin të të dyshuarit për vrasjen e 18-vjeçares M.O në Ferizaj.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Pacolli ka thënë se si baba i tri vajzave është i trishtuar me këtë ngjarje të rëndë, shkruan Reporteri.net.

“Unë ofroj shpërblim për këdo që i jep informacion të vlefshëm Policisë së Kosovës që çon në arrestimin e vrasësit të Marigonës. Si baba i tre vajzave, ndihem i trishtuar për këtë ngjarje të rëndë!”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, ngjarja e rëndë ndodhi të dielën, ku dy persona dërguan pa shenja jete një 18-vjeçarë në Spitalin Rajonal të Ferizajt.

I dyshuari Arbër Sejdiu është arrestuar nga Policia e Kosovës, teksa dyshuari kryesor, ish-partneri i të ndjerës, Dardan Krivaqa, është ende në arrati.

Ky është postimi i plotë i Pacollit:

Unë ofroj shpërblim për këdo që i jep informacion të vlefshëm Policisë së Kosovës që çon në arrestimin e vrasësit të Marigonës. Si baba i tre vajzave, ndihem i trishtuar për këtë ngjarje të rëndë!



Të ndryshme
Më shumë
Afrona i dedikon fjalë të ëmbla Bleros me fotografi të dasmës së tyre21 June 2021
Edi Rama në Paris, takim me Macron në Pallatin Élysée22 June 2026
Hoxha takon homologun danez, mirënjohje për mbështetjen e Danimarkës në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së16 June 2026