Nga Rajoni
16 June 2026
Hoxha takon homologun danez, mirënjohje për mbështetjen e Danimarkës në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua në Luksemburg me homologun e tij danez, Lars Løkke Rasmussen, duke vënë në qendër të diskutimeve forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe hapjen e mundësive të reja për bashkëpunim. Pas takimit, Hoxha shkroi në rrjetin social X se "shkëmbyem pikëpamje mbi të ardhmen e zgjerimit të BE-së, duke riafirmuar rëndësinë e një procesi të besueshëm dhe të bazuar në meritë që forcon si vendet kandidate ashtu edhe vetë Bashkimin Evropian." Ministri shqiptar shprehu gjithashtu mirënjohje për Danimarkën, duke theksuar "mbështetjen e vazhdueshme të Danimarkës për rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe për perspektivën evropiane të të gjithë rajonit, si dhe për lidershipin e saj të fortë gjatë Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian në vitin 2025." Hoxha ftoi ministrin danez të vizitojë Shqipërinë sa më shpejt, edhe për të festuar hapjen e ambasadës daneze në Tiranë, të cilën e cilësoi si "një moment historik që pasqyron forcën në rritje të partneritetit dypalësh." Të dy ministrat u dakorduan se bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor mbetet thelbësor për stabilitetin, prosperitetin dhe integrimin evropian.

Burimi: tvklan.al



Të ndryshme
Më shumë
Dashtevski për Listën Zgjedhore: Çdo qytetar ka të drejtë raportimi24 August 2021
Këta janë pesë shqiptarët fitues në zgjedhjet e SHBA-ve 8 August 2020
Shkupi, Tetova, Kumanova dhe Ohri me më shumë raste aktive me COVID-1920 September 2021