ShowBiz
28 October 2026
"O Zot ke mëshirë", Emina Çunmulaj mes lotësh me mesazh pas vrasjes së Arlindës

Modelja shqiptare, Emina Çunmulaj, ka reaguar në rrjetet sociale pas rastit tragjik të Arlinda Zekajt, i cili ka shkaktuar tronditje dhe reagime të shumta në opinionin publik.

Përmes një postimi në InstaStory, ajo ka treguar se pamjet e publikuara në rrjetet sociale e kanë prekur thellë, veçanërisht videoja ku shihet djali duke e varrosur nënën e tij.

Ngjarja ka nxitur te modelja reflektime të dhimbshme për sigurinë e grave dhe vajzave, si dhe për frikën që shoqëron prindërit teksa i rrisin vajzat e tyre me shpresën se një ditë do të gjejnë dashurinë dhe do të krijojnë familjet e tyre.

 

Foto: Screenshot/Instagram

Çunmulaj ka ngritur shqetësimin se deri kur do të vazhdojnë raste të tilla dhe sa shumë duhet të jetojnë prindërit me frikën për jetën dhe sigurinë e vajzave të tyre.

Ajo gjithashtu ka vënë në pikëpyetje edhe mënyrën se si mund t’i këshillojnë prindërit vajzat të mbrohen në një realitet ku siguria e tyre duket gjithnjë e më e pasigurt.

Shqetësimi i saj shkon deri te mendimi se çfarë duhet të bëjnë vajzat për t’u ndjerë të mbrojtura, nëse frika arrin deri në atë pikë sa të mendohet edhe për mbajtjen e një arme.

Në fund të postimit, modelja ka shprehur dhimbjen dhe pafuqinë e saj përballë kësaj tragjedie me fjalët: “O Zot, ke mëshirë”.



Të ndryshme
Më shumë
Të shtënat me armë zjarri në Kumanovë, Prokuroria: Të dhënat fillestare nuk tregojnë për motive politike 7 October 2025
Ahmeti për thirrjen e tryezës së partive shqiptare: Radhën e kishte PDSH-ja (VIDEO)10 August 2020
“Kosova po blindohet për 16 shtatorin?” – Policia del me sqarim, flet edhe për rrezikun nga provokimet prej jashtë vendit14 September 2026