Nga Vendi
7 October 2025
Të shtënat me armë zjarri në Kumanovë, Prokuroria: Të dhënat fillestare nuk tregojnë për motive politike

Nga Prokuroria Themelore bëjnë të ditur se sipas të dhënave fillestare, plagosja e një personi në Kumanovë nuk është bërë me motive politike.

Nga Prokuroria thonë se autoritetet ende janë në kërkim të autorit, përcjell TV21.

“Në lidhje me ngjarjen në Kumanovë, dy prokurorë publikë nga Prokuroria Themelore Publike e Kumanovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprime hetimore. Po mblidhen gjurmë dhe dëshmi materiale që do t’i nënshtrohen ekspertizës.

Në të shtënat është plagosur një person, ndërsa autori është në kërkim. Të dhënat fillestare nuk tregojnë për motive politike pas incidentit të armatosur, por të gjitha rrethanat po verifikohen”, thonë nga Prokuroria.



Të ndryshme
Më shumë
Goncharenko: Zelensky bëri gabim diplomatik për Kosovën, Ukraina duhet ta njohë10 August 2026
Times Square ndriçohet me klip për Samitin e Diasporës në Tiranë, promovim global i eventit12 April 2026
119 raste të reja më Kovid-19, katër viktima dhe 89 të shëruar30 July 2020