Nga Rajoni
2 May 2026
Ervin Salianji i kundërpërgjigjet Sali Berisha, akuza të forta dhe përplasje politike

Përplasjet brenda skenës politike shqiptare janë ashpërsuar, pasi Ervin Salianji ka reaguar ndaj deklaratave të Sali Berishës, i cili e akuzoi atë se “e shiti veten në burg” dhe kaloi në krahun kundërshtar.

Në reagimin e tij publik, Salianji i ka mohuar këto pretendime dhe ka hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj Berishës, duke e cilësuar si përfitues nga pushteti aktual. “Unë bëj burg, ti bën lek nga regjimi i Ramës”, ka deklaruar Salianji, duke shtuar se akuzat ndaj tij janë të pabaza.

Ai ka shkuar më tej, duke pretenduar se Berisha ka lidhje interesi me qeverinë dhe figura të saj, ndërsa ka kërkuar publikimin e plotë të çështjeve që, sipas tij, lidhen me korrupsionin. “Ti për lek shet edhe shpirtin”, është një nga deklaratat e forta të Salianjit në adresë të Berishës.

Në reagimin e tij, Salianji ka përmendur edhe kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar për ndikim në proceset politike dhe ligjore ndaj tij, ndërsa ka shtuar se do të vijojë përballjen politike me të dy kundërshtarët.

Kjo përplasje e re pritet të thellojë më tej tensionet brenda opozitës shqiptare, në një kohë kur debatet politike në vend vijojnë të jenë të forta.



Të ndryshme
Më shumë
“E luan rolin sikur këta mulla Shefqetat”, Ridvan Berisha flet për Kurtin 30 July 2021
Zaev: Shumica parlamentare është stabile, Mickoski nuk mund të formojë shumicë të re22 October 2021
Debati për Bashkësinë e Komunave me shumicë serbe vazhdon në Kosovë22 March 2026