ShowBiz
28 October 2026
Tifozi bëhet viral: Bëri foto me Dua Lipën pa e ditur se kush ishte ajo!

Por ajo që e bën këtë eksperiencë edhe më interesante është fakti se tifozi i ulur pranë saj nuk e kishte njohur këngëtaren e famshme.

Dua ishte e pranishme në ndeshjen e tretë mes Yankees dhe Rays, në kuadër të serisë ALDS, së bashku me bashkëshortin e saj, Callum Turner.

Gjatë gjithë ndeshjes, çifti qëndroi pranë Marlins Man, tifozit të njohur që, siç ka treguar më vonë, nuk e kishte kuptuar se kush ishte gruaja e ulur pranë tij.

Pas ndeshjes, ai e përshkroi këngëtaren si “shumë të sjellshme”, duke thënë se ajo mund të ishte personazhi i famshëm më i këndshëm që kishte takuar ndonjëherë në një ndeshje bejsbolli.

Ai tregoi gjithashtu se kishte arritur ta bindte Dua Lipën të ngrihej në këmbë gjatë interpretimit të këngës patriotike amerikane “God Bless America”.

Këtë moment e shfrytëzoi edhe për të kritikuar personazhe të tjerë të famshëm, të cilët në ndeshje të mëparshme kishin refuzuar të ngriheshin gjatë interpretimit të saj.

Kështu, ndeshja e parë e bejsbollit për Dua Lipën u shndërrua në një përvojë të veçantë, ndërsa historia e Marlins Man, i cili kaloi një ndeshje të tërë pranë këngëtares pa e njohur, tërhoqi vëmendjen e publikut.

Tifozi bëhet viral: Bëri foto me Dua Lipën pa e ditur se kush ishte ajo!



Të ndryshme
Më shumë
20 vjet Dafinë, artistja publikon imazhe ikonike nga xhirimet e klipit të ri24 October 2026
Prishtina u mbush me muzikë dhe pozitivitet, Rama: Të pafsha gjithmonë kështu Prishtinë26 June 2026
OBRM-PDUKM: Masat e këqija të Carovskës po dëmtojnë arsimin në Maqedoni 2 September 2021