ShowBiz
29 October 2026
Adriana Matoshi: Gruaja është poezi që burrat ende s’kanë mësuar ta lexojnë pa e lënduar

Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas rastit tragjik të vrasjes së Arlinda Zekajt.

Kësaj radhe, Matoshi ka zgjedhur një fjali të shkurtër, por domethënëse, të cilën e ka publikuar në InstaStory, duke rikthyer vëmendjen te dhuna ndaj grave dhe mënyra se si ato trajtohen në shoqëri.

“Gruaja është poezi që burrat ende s’kanë mësu me e lexu pa e lënduar”, thuhet në mesazhin e publikuar nga ajo.

 

Foto: Adriana Matoshi/InstaStory

Ky reagim vjen pak ditë pasi deputetja mbajti një fjalim në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, të mbajtur të hënën, ku u diskutua për vrasjen e Arlinda Zekajt dhe përgjegjësinë institucionale në rastet e dhunës ndaj grave.

Rasti i Arlindës ka nxitur reagime të shumta publike, ndërsa qytetarë dhe figura të njohura kanë kërkuar drejtësi për të ndjerën dhe llogaridhënie nga institucionet, pas raportimeve se ajo kishte kërkuar mbrojtje, por nuk e kishte marrë atë.

Përmes mesazhit të saj të fundit, Matoshi i është bashkuar reagimeve që synojnë ta mbajnë në vëmendje publike çështjen e dhunës ndaj grave dhe nevojën për mbrojtjen e tyre. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Numër rekord i turistëve nga Maqedonia në Shqipëri24 August 2021
Përdhosen posterat e Goran Bregoviçit në Tiranë17 August 2021
Edi Rama: Bujrum për dialog, ku të doni, kur të doni, pa kushte19 October 2026