Nga Rajoni
29 October 2026
Publikohet biseda mes Arlindës dhe ish-burrit të saj: Ti je qajo nanë që s’ki me pasë djalin

Biseda telefonike mes Arlinda Zekajt, e vrarë nga kunati i saj, dhe ish-bashkëshortit të saj, Jeton Sylaj, është publikuar në Klan Kosova.

Emisioni “MAT” ka transmetuar videon ku i dyshuari Albert Sylaj ia djeg rrobat Arlindës, ndërsa përdor gjuhë të rëndë ndaj saj.

Po ashtu, është publikuar edhe një komunikim telefonik mes Arlindës dhe ish-bashkëshortit të saj, ku ky i fundit edhe e kërcënon.

Arlinda Zekaj: “Me nanën të vet ka nevojë me nejtë djali.”

Jeton Sylaj: “S’ka me të dalë çka je ka mendon. S’ka në traditë të shqiptarit që nana e ka marrë djalin, veç nëse s’ka dashtë baba.”

Arlinda Zekaj: “Gjama edhe ti një nanë që nuk e ka evladin, as në Amerikë e as në Kosovë.”

Jeton Sylaj: “Qe unë ta gjej. Ti je që s’e ki. Edhe s’ki me pasë, besën e Zotit po ta jap, edhe n’i shtifsh gishtat në sy.”



Të ndryshme
Më shumë
Nikola Tesla shpikësi që ndryshoi botën13 March 2026
Teuta Arifi nesër promovon ofertën për Tetovën27 September 2021
“Marshi për Liri” jehonë në mediat ndërkombëtare: Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK-së13 September 2026