ShowBiz
30 October 2026
Elijona thumbon Benitën për dhëmbët në BBVK 5, kjo e fundit reagon menjëherë

Duket se përplasjet mes Elijona Binakajt dhe Benita Zenës nuk kanë mbetur në edicionin e kaluar të Big Brother VIP Kosova.

Duket se përplasjet mes Elijona Binakajt dhe Benita Zenës nuk kanë mbetur në edicionin e kaluar të Big Brother VIP Kosova.

Elijona, e cila mbrëmë hyri si mysafire në shtëpinë e BBVK 5, ku ishin futur tre banorët e parë, nuk i kurseu thumbimet gjatë bisedave me ta.

Në një moment, ish-finalistja u shpreh se ka njerëz që janë bërë të famshëm vetëm falë dhëmbëve, një deklaratë që u interpretua si thumbim ndaj ish-banores së BBVK 4, Benita Zenës.

Kjo e fundit nuk vonoi të reagonte. Përmes një InstaStory, Benita publikoi mbishkrimin “Sa ka ta ta dhez ”, duke lënë të kuptohet se deklarata e Elijonës nuk i kishte shpëtuar.

Kujtojmë se dy vajzat patën disa përplasje gjatë edicionit të katërt, ku dhëmbët e Benitës ishin bërë edhe më herët temë debati mes tyre. Madje, në njërën prej përballjeve, Elijona e kishte thumbuar drejtpërdrejt për dhëmbin e saj të diamantit.

Dhe tani, kur një tjetër edicion i Big Brother VIP Kosova sapo ka nisur, duket se historia mes tyre ende nuk është mbyllur.

Elijona thumbon Benitën për dhëmbët në BBVK 5, kjo e fundit reagon menjëherë



Të ndryshme
Më shumë
Aleanca për shqiptarët: Rruga Tetovë–Prizren nuk ka nisur, po shitet si projekt i kryer 7 April 2026
Kasami: Shumica parlamentare nuk ka nevojë për zgjerim, kërkesat e Selës do të merren parasysh vetëm nëse lind nevoja21 May 2026
Seanca ndaj Erion Veliajt shtyhet për në shtator, avokati i tij gjobitet me 50 mijë lekë21 July 2026