Nga Rajoni
31 October 2026
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit të ndryshohet në shkallën e Apelit, duke e cilësuar atë të padrejtë dhe të pasaktë.

Duke folur në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti u ndal edhe te procesi zgjedhor, për të cilin tha se mbajtja e zgjedhjeve ishte dëshmuar e kotë.

Megjithatë, sipas tij, në rrethanat e krijuara pas aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shmangia e zgjedhjeve ishte edhe më e rëndësishme.

“Shkuarja në zgjedhje u dëshmua të jetë e kotë, por mosshkuarja në to kësaj radhe ishte edhe më e rëndësishme për kontekstin që u prodhua pas aktgjykimit për katër krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin”, deklaroi Kurti.

Kreu i Qeverisë e vlerësoi aktgjykimin si të padrejtë në aspektin juridik dhe moral, ndërsa tha se ai nuk qëndron as në aspektin historik dhe faktik.

“Aktgjykim i padrejtë juridikisht dhe moralisht, si dhe i pasaktë historikisht dhe faktikisht. Ky aktgjykim duhet ndryshuar dhe korrigjuar në shkallën e Apelit dhe atë sa më parë”, u shpreh Kurti. 



Të ndryshme
Më shumë
Shefi nuk ia dha rrogën, punëtori merr buldozerin dhe i shkatërron pesë kamionë16 September 2021
Pasi u ndaluan koncertet, Shkurte Gashi nis pushimet me bashkëshortin, Albert Limanin20 August 2021
E paragjykuan për ngjyrën e lëkurës, reagon ashpër konkurrentja e “Për’puthen”29 September 2021