ShowBiz
29 September 2021
E paragjykuan për ngjyrën e lëkurës, reagon ashpër konkurrentja e “Për’puthen”

Emisioni “Për’puthen”, para pak javësh ka filluar sezonin e tretë, në po të njëjtin format si sezonin e kaluar. Mikela Pupa ëshhtë njëra nga konkurrentet e këtij sezoni.

Së fundmi, Mikela ka marr shpesh komente diskriminuese për ngjyrën e saj të lëkurës, duke bërë që të reagoj e revoltuar në rrjete sociale.

“Nuk e dija që jemi popull kaq racist, përpos ofendimeve që dihet se nuk jam në pëlqimet e çdokujt, ofendimi që më ka tërhequr vëmendjen është jevg, gabele. Si tregoheni kaq racista more njerëz”, shkroi ajo.

“Unë nuk jam rome edhe nëse do isha, do isha krenare dhe do e thoja publikisht. Njeriun nuk e bën ngjyra, njeriun e bën zemra. Nëse do isha rome çfarë? Nuk duhet të flas, nuk duhet të dal në tv, nuk kam të drejtë të kem jetë si çdokush? Ju lutem thuajini stop këtij lloj racizmi dhe largoni mllefet, mbusheni jetën tuaj me pozitivitet. Të jesh romë nuk është turp as ofendim, jemi të gjithë të barabartë. Duajeni veten siç jeni dhe mundohuni të realizoni ëndrrat tuaja.”,- shkroi konkurrentja në InstaStory.

Ritvana është konkurrentja tjetër, e cila i ka dal në mbrojtje Mikelës duke ripostuar story-n e saj.

“Stop paragjykimeve për pamjen e jashtme”,- ka shkruar Ritvana në mbështetje ndaj Mikelës.

Ritvana gjithashtu është ndjerë e paragjykuar nga disa komente të Adës dhe e ka shprehur në program.



Të ndryshme
Më shumë
“Organizatorët e 27 prillit”, sot fjalë përfundimtare të mbrojtjes 6 July 2021
Mariçiq: Sipas Raporteve të KE-së, është bërë përparim i madh në fushën e gjyqësisë20 October 2021
Sela nga Nerova: Fëmijët meritojnë shkollë me dinjitet – çështja do të ngritet në Kuvend dhe para faktorit ndërkombëtar20 May 2025