Nga Rajoni
16 March 2022
Vdes një polic në poligonin e qitjes me armë në Mitrovicë

Një zyrtar policor ka vdekur. Policia ka informacione se i njëjti ka qenë në poligonin e qitjes me armë, raporton Express.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar për Express kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Ismet Ujkani.Kryeprokurori tha se prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Policia nuk ka informacione tjera perpos që ka qenë në poligon të gjuajtjes. Prokurori ka dal në vendin e ngjarjes. Informacionet janë se (viktima) është polic”, tha Ujkani për Express.

Aktualisht nuk dihen rrethanat e vdekjes. Policia nuk është deklaruar akoma për rastin.

Express do të ju mbajë të informuar./gazeta express



Të ndryshme
Më shumë
Rrugë të zbrazura, dyqane të mbyllura dhe njerëz të armatosur, brenda Kabulit të pushtuar nga talibanët17 August 2021
Masat restriktive ka rritur interesin e qytetarëve për vaksinim në Maqedoni20 August 2021
Zaev-Blair: “Open Balkan” i tregoi BE-së se Maqedonia, Serbia dhe Shqipëria janë serioze në rrugën evropiane24 August 2021