Trendi i grimit të inspiruar nga personazhi i animuar Bambi po vazhdon të marrë vëmendje në rrjetet sociale, duke u provuar nga shumë vajza dhe krijuese të përmbajtjeve.
Këtij trendi nuk i ka shpëtuar as influencerja shqiptare Hatixhe Brika, e njohur për publikun si Hati.
Ajo ka ndarë me ndjekësit pamjen e saj të realizuar sipas këtij stili, duke iu bashkuar kështu një prej trendeve që po qarkullon në TikTok dhe Instagram.
Grimi Bambi karakterizohet nga sytë e theksuar dhe të rrumbullakosur, nuancat kafe, hunda e errësuar dhe pikat e bardha në faqe, të cilat krijojnë pamjen karakteristike të një dreri.
Me afrimin e Halloween-it, ky stil është kthyer në një nga idetë kreative që po provohen nga përdorueset e rrjeteve sociale. /Prive By LS