Nga Rajoni
20 August 2020
Specialja fton edhe një luftëtar të UÇK-së

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK), Hysni Gucati, ka bërë të ditur se edhe një pjesëtar tjetër i UÇK-së, ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale në Hagë.

Ai në një postim në Facebook shkruan se bëhet fjalë për Nazif Musliun, i cili është ftuar në cilësinë e të dyshuarit.

Postimi i plotë:

Sapo mora lajmin që i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Nazif Musliu, në cilësinë e të dyshuarit, një ish luftëtar i zoti i UÇK-së, Nazifi si gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dalë i pafajshëm!



Të ndryshme
Më shumë
LSDM akuzon për vonesa në ekstradimin e Gruevskit, fokus tek Ministria e Drejtësisë 3 May 2026
“Ky bashkëpunim nuk mu vlerësua”, Sabri Fejzullahu tregon pengun më të madh gjatë karrierës17 June 2021
Për dy javë asnjë pacient me COVID-19 në spitalin e Tetovës 7 July 2021