Nga Vendi
1 November 2026
Studentët e pranuan propozimin e Qeverisë për modelin e ri për ushqim, por kanë edhe dy kushte

Studentët kanë dhënë përgjigjen e tyre për modelin e ri të subvencionimit të ushqimit studentor. „Rezistenca Studentore“ e pranon propozimin e Qeverisë për rritjen e shumës mujore nga 3.500 në 4.500 denarë, por vendos edhe dy kushte që, sipas tyre, duhet të plotësohen para se modeli të hyjë në fuqi.

Nga kjo organizatë kërkojnë që të gjitha zgjidhjet e dakorduara të përfshihen në Ligjin për ushqimin e subvencionuar studentor, ndërsa lista e kompanive dhe marketeve ku studentët do të mund t’i shfrytëzojnë mjetet të publikohet paraprakisht.

“Pranimin e modelit të propozuar e kushtëzojmë me përfshirjen e zgjidhjeve të dakorduara në ligj dhe publikimin me kohë të listës së kompanive dhe marketeve“.

Modeli i ri parasheh vendosjen e një sistemi të veçantë digjital, të quajtur „M ushqimi studentor“, përmes aplikacionit “M.shërbiomet”, si dhe rritjen e subvencionit mujor në 4.500 denarë.

Parashihen edhe zbritje shtesë në marketet dhe kompanitë e përfshira në sistem, të cilat do të vlejnë deri në fund të muajit, pavarësisht nëse studenti e ka shpenzuar të gjithë shumën.

Kujtojmë se propozimi iu prezantua përfaqësuesve të parlamenteve studentore në takimin e së mërkurës me kryeministrin dhe ministren e Arsimit. Pas takimit, kryeministri kishte deklaruar se pret përgjigje nga studentët, duke theksuar se edhe ata ishin pajtuar se modeli i ri paraqet zgjidhje më të mirë se ai aktual.

Me pranimin e propozimit nga “Rezistenca Studentore”, tashmë mbetet të shihet nëse Qeveria do t’i përfshijë kushtet e studentëve në zgjidhjen ligjore.



Të ndryshme
Më shumë
Konferenca e 6-të për Autizmin në Tetovë: “Së bashku ta bëjmë autizmin të flasë”, mesazhe shprese, bashkëjetese dhe ndërgjegjësimi29 June 2025
Mickoski paralajmëron ulje të çmimit të naftës dhe vazhdim të masave për karburantet 1 May 2026
Shqipëri, 139 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orë 5 August 2020